Biznesmeni Gentian Sadiku, përmes një dyqani me nipt L42314005A, ka përfituar gjatë dhjetë viteve të fundit 323 tendera publikë me vlerë miliona euro, me perspektivë për të hyrë edhe në tendera me vlerë të madhe. Rreth 10 % të tenderave të përfituara janë shënjuar me flamur të kuq korrupsioni.
Sadiku, i skeduar për mashtrim me zbatimin e kontratave publike, i ka përfituar tenderat publikë si person fizik me dyqanin në Yzberisht.


Gjatë viteve 2014-2026, në llogarinë e Gentian Sadikut kanë kaluar rreth 4 milionë euro, në zbatim të kontratave publike për furnizimin e institucioneve publike me uniforma, veshje pune, këpucë, atlete etj. Gentian Sadiku, përpos të tjerave, ka furnizuar me veshmbathje edhe Akademisë së Sigurisë.

Në fund të vitit të kaluar, Kontrolli i Lartë i Shtetit përfundoi një raport auditimi të veprimtarisë së Akademisë së Sigurisë. Sipas KLSH-së, Gentian Sadiku furnizonte me veshmbathje Akademinë e Policisë në letra sikur e kishin origjinën nga Evropa, por në fakt i blinte në vendet aziatike, me cilësi shumë të dobët.


Por, Akademia e Sigurisë nuk është i vetmi institucion publik që ka kontraktuar Gentian Sadikun për furnizim me veshmbathje. Garda e Republikës, Bashkitë Tiranë, Vlorë, Korçë, Durrës, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, ECO-ELB etj., kanë kontraktuar Gentian Sadikun për rroba pune dhe uniforma.
Institucionet që ka furnizuar Gentian Sadiku me veshëmbathje të dyshuar false
Akademia e Sigurisë
Garda e Republikës
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit
ECO-ELB sh.a
Porti Detar Sarandë
Ujësjellës Kanalizime Vlorë
Ndërmarrja Komunale Plazh Durrës
Ndërmarrja e Shërbimeve Komunale Durrës
Bashkia Tiranë
Bashkia Durrës
Bashkia Vlorë
Bashkia Shkodër
Bashkia Kamëz
Bashkia Elbasan
Bashkia Himarë
Bashkia Korçë
Bashkia Pogradec
Bashkia Malësi e Madhe
Bashkia Selenicë
Bashkia Berat
Bashkia Mallakastër
Bashkia Rrogozhinë
Bashkia Këlcyrë
Bashkia Kavajë
Bashkia Mirditë
Bashkia Bulqizë
Bashkia Shijak
Bashkia Divjakë
Bashkia Maliq
Bashkia Mat
Bashkia Fier
Bashkia Vorë
Bashkia Has
Bashkia Roskovec
Bashkia Skrapar
Bashkia Kurbin
Bashkia Dimal
Bashkia Sarandë
Bashkia Finiq
Bashkia Tepelenë
