Xhuli rikthehet në fitnes vetëm gjashtë javë pas lindjes së binjakëve

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Juliana Nura, e njohur për publikun si Xhuli, i është rikthyer ushtrimeve fizike vetëm gjashtë javë pasi u bë nënë e binjakëve.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Xhuli ka ndarë momente nga rikthimi i saj në palestër, ku kësaj radhe nuk ishte e vetme, pasi pranë saj ishin edhe dy foshnjat.

Krahas pamjeve gjatë stërvitjes, ajo ka ndarë edhe një mesazh emocionues, duke folur hapur për ndryshimet që ka sjellë mëmësia në jetën e saj dhe sfidat e përditshme të rritjes së binjakëve.

Ajo ka treguar se kjo përvojë e ka vënë në provë forcën, durimin dhe emocionet e saj, duke pranuar se jo çdo ditë është e lehtë. Sipas saj, ka ditë kur ndihet e pandalshme, por edhe të tjera kur vetëm përballimi i përditshmërisë është një sukses më vete.

Xhuli ka theksuar se rikthimi te aktiviteti fizik nuk bëhet për t’u dëshmuar asgjë të tjerëve, por për të gjetur sërish kohë për veten dhe për t’u ndier e fortë, e sigurt dhe e lumtur.

“Kjo është periudha ime e rindërtimit, rritjes, shërimit dhe forcimit”, ka shkruar ajo, duke e cilësuar këtë fazë si një kapitull të ri në jetën e saj.

Postimi i saj ka tërhequr vëmendjen, teksa Xhuli po ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj e re si nënë e dy binjakëve.

Të ngjashme