Blendi Gonxhe ‘qeras’ me 8 milionë euro miqtë e Edi Ramës: ‘Atelier 4’ e vëllezërve Efthimiu merr licencat 18 ditë pas udhëzimit

Me Udhëzimin Nr. 8, datë 6 gusht 2026, ministri i Kulturës, ndërsa ishte me pushime, sajoi projektin për evidentimin e trashëgimisë kulturore, dhe 18 ditë më vonë, kompanisë ‘Atelier 4’ të Alban, Andi e Olsi Efthimit iu dhanë dy licenca për mbikëqyrje e ndërhyrje në pasuri kulturore…

Blendi Gonxhe ‘qeras’ me 8 milionë euro miqtë e Edi

Fondet që i përkasin turizmit, artit e vlerave të trashëgimisë kulturore, ministri Blendi Gonxhe po i trajton sikur i ka të vetat, duke ia dhuruar familjarëve e miqve të kryeministrit Edi Rama nën maskën e projekteve fiktive, të sajuara për të justifikuar pagesat.

Një fond 8 milionë euro nga buxheti i Ministrisë së Kulturës, Turizmit e Sporteve është planifikuar t’i jepet kompanisë “Atelier 4” sh.p.k., në pronësi të vëllezërve Alban, Andi e Olsi Efthimi, miq e sekserë të Edi Ramës qysh nga koha kur drejtonte Bashkinë e Tiranës.

Këto miliona janë kanalizuar në një projekt formal, të sajuar nga ministri Blendi Gonxhe, me objekt përcaktimin e kritereve të trashëgimisë kulturore për godinat shtetërore të ndërtuara përpara 70 viteve, përpilimin e listave dhe hartimin e skedave përshkruese për çdo ndërtesë.

Këtë projekt, Blendi Gonxhe e miratoi me Udhëzim Nr. 8, datë 6 gusht 2026, kur ishte me pushime; pazar që do ta zbatojë “zari” i tij Endri Haxhiu, Drejtor i Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Sekretar i Këshillit Teknik në Ministrinë e Kulturës, Turizmit e Sporteve.

overlay-clever

Sajimi i këtij projekti, për t’i dhënë 8 milionë euro vëllezërve Efthimi, krijon indicie të tilla, prej faktit që 18 ditë pas udhëzimit, ministri Blendi Gonxhe dhe Endri Haxhiu i dhanë kompanisë “Atelier 4” dy licenca specifike që lidhen me projektin, të maskuara si “rinovim licencash”.

Blendi Gonxhe ‘qeras’ me 8 milionë euro miqtë e Edi

Licenca e parë iu dha me Vendim Nr. 163, datë 24 gusht 2026, me objekt: “Miratimin e rinovimit të licencës së shoqërisë ‘Atelier 4’ sh.p.k. me drejtues teknik Alban Efthimi, për mbikëqyrje dhe kolaudim të pasurive kulturore materiale të kategorisë (A) dhe nënkategorive MK/A/5, MK/A/6, MK/A/7”.

Licenca e dytë iu dha me Vendim Nr. 164, po në datën 24 gusht 2026, me objekt: “Miratimin e licencës së shoqërisë ‘Atelier 4’ me drejtues teknik Alban Efthimi, për veprimtari ndërhyrëse në pasuri kulturore materiale të kategorisë (A) dhe nënkategorive P/A/1 deri në P/A/7”.

Blendi Gonxhe ‘qeras’ me 8 milionë euro miqtë e Edi

Ndërsa 1 javë më parë, ministri Blendi Gonxhe ka marrë miratimin e Ministrit të Financave, Petrit Malaj, që 8 milionë euro fonde të specifikuara për restaurimin e objekteve të trashëgimisë materiale kulturore në Shkodër, Gjirokastër, Berat e Elbasan, t’i përdorë si shpenzime emergjente, për të evidentuar se cilat ndërtesa shtetërore të para 70 viteve kanë vlera të trashëgimisë kulturore e cilat rezistojnë.

Për këtë projekt fiktiv, ministri Gonxhe ka paracaktuar kompaninë “Atelier 4” sh.p.k. të vëllezërve Efthimi, miq të Edi Ramës; kompania në të cilën është faktuar se paguhet si eksperte vajza e Linda Ramës, Rea Xhillari, për të cilën flitet se është ortake në hije me ta./Pamfleti

Të ngjashme