Florenc Spaho në terren në Priskë: Vullnetarët e “Illyrian Guard” i bashkohen betejës me flakët

Orë të vështira në përballjen me zjarret në zonën e Priskës, pranë Farkës, në Tiranë. Krahas forcave zjarrfikëse, Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura, në terren janë angazhuar edhe vullnetarët e trajnuar dhe certifikuar të “Illyrian Guard”.

Vullnetarët iu bashkuan ekipeve në terren për të dhënë ndihmën e tyre në një operacion ku çdo sekondë është vendimtare për mbrojtjen e jetës dhe pronës së banorëve.

Në krye të grupit të vullnetarëve ishte edhe Administratori i “Illyrian Guard”, Florenc Spaho, i cili ishte vetë në terren, duke ndjekur nga afër situatën dhe duke kontribuar në përpjekjet për përballimin e flakëve.

“Do të bëjmë gjithçka mundemi dhe kemi në dorë të mbrojmë jetën dhe pronën e njerëzve”, është shprehur Spaho, duke vlerësuar punën e zjarrfikësve, efektivëve të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura.

Angazhimi i vullnetarëve të “Illyrian Guard” në situata emergjente tregon rëndësinë e bashkëpunimit dhe të përgatitjes profesionale të komunitetit për përballimin e situatave të vështira.

Në Priskë, lufta me flakët vijon, ndërsa të gjitha strukturat dhe vullnetarët po punojnë në terren për të mbrojtur banorët dhe pasuritë e tyre.

Të ngjashme