Shtirej si pastruese / Lorina Duka, hajdutja që po bën kërdinë në shtëpitë e VIP-ve të Tiranës, skema e vjedhjes së bizhuterive duke i zëvëndësuar me false

Lorina Duka
Lorina Duka

Lista e shtëpive ku ka depërtuar, duke vjedhur sende me vlerë qindra mijëra euro, besohet se është mbi 100. Katër kallëzime janë referuar në polici, ndërsa edhe 30 persona të tjerë, viktima të skemës së saj, pritet t’a kallëzojnë penalisht në polici pasi i kanë mësuar emrin e vërtetë. Pre e vjedhjeve të saj kanë rënë zyrtarë dhe ish zyrtarë, biznesmenë, bankierë, drejtorë etj., kryesisht familje me të ardhura të larta. Bëhet fjalë për shtetasen Lorina Duka, një nga hajdutet më të sofistikuara gjatë viteve të fundit.

Fillimisht, Lorina Duka, e cila në Tiranë njihet me emra të ndryshëm, nxirrte njoftim në gazetë dhe rrjete sociale, duke u hequr si pastruese dhe e interesuar për punë. Ajo kontaktohej përgjigjësisht nga familje të pasura apo me të ardhura mbi mesataren. Në takimin e parë, Duka sajonte histori të dhimbshme familjare, për të zgjuar ndjenja keqardhje tek personi që do t’i besonte pastrimin e shtëpisë, ndërsa prezantohej çdo herë me një emër të ri të rremë për të vështirësiar identifikimin e saj.

Pasi fitonte besimin e familjarit, Lorina Duka hynte në banesë dhe nën kamuflimin e pastrimit, pikaste sende me vlerë dhe para. Ajo fotograntonte ora, unaza dhe varëse të shtrenjta, sende të tjera me vlerë, foto të cilat ia niste një bashkëpunëtori të saj, i cili po gjurmohet nga policia. Bashkëpunëtori gjente orën, unazën etj., përkatëse false të ngjashme me origjinalin. Ditën tjetër, Lorina Duka, shfaqej në banesë, ku vidhte bizhuteritë origjinale, të cilat i zëvëndësonte me false.

Pas tre-katër ditësh, kur mbaronte misionin dhe kishte vjedhur çdo send me vlerë, Lorina Duka zhdukej dhe mendonte për ‘prenë’ e radhës. Burime nga policia thanë se ka dyshime të forta se pas Lorina Dukës fshihet një grup kriminal, i cili siguronte bizhuteritë false dhe shitjen e sendeve me vlerë origjinale. Gjithashtu, nga hetimet e deritanishme, Lorina Duka dhe partneri i saj në aktivitet kriminal, rezulton se frekuentonin shpesh kazinotë.

Të ngjashme