DASH reagon pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: SHBA respekton vendimin e Hagës

Ermal Qori
Ermal Qori

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara respektojnë vendimin e gjykatës.

Në një përgjigje për gazetarin e Report TV, Ermal Qori, DASH shprehet se mbështet drejtësinë për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre, ndërsa rikonfirmon mbështetjen amerikane për përgjegjshmërinë, procesin e rregullt ligjor dhe shtetin e së drejtës.

“Shtetet e Bashkuara respektojnë vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës sot”, thuhet në reagimin e DASH.

Departamenti Amerikan i Shtetit shton se mbështet drejtësinë për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre dhe se SHBA-ja rikonfirmon mbështetjen për llogaridhënien, procesin e rregullt ligjor dhe shtetin e së drejtës.

Në fund, DASH u bën thirrje të gjitha palëve që të respektojnë vendimin e gjykatës, të shmangin retorikën nxitëse dhe të vazhdojnë punën drejt një të ardhmeje paqësore dhe demokratike.

Reagimi i SHBA-së vjen në ditën kur Dhomat e Specializuara në Hagë shpallën vendimin për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Thaçi u dënua me 25 vite burg për krime lufte, ndërsa vendimi përfshiu edhe dënime për ish-krerët e tjerë të UÇK-së.

Vendimi është i shkallës së parë dhe palët kanë të drejtë të apelojnë.

360grade.al

Të ngjashme