“Pushime për tre”, Rike Roçi mbledh yjet e Tiranës në premierën e filmit, projekti e sjell si aktore dhe producente

Një mbrëmje e mbushur me personazhe të njohur të ekranit, aktorë dhe emra të showbiz-it shqiptar, ku vëmendjen kryesore e mori Rike Roçi. Premiera e filmit “Pushime për tre”, një projekt ku ajo është përfshirë si producente dhe aktore, u kthye në një takim të shumë prej figurave të njohura të Tiranës.

Por përtej kureshtjes për filmin dhe kastin, Rikja tërhoqi vëmendjen edhe me paraqitjen e saj. E veshur me një fund të zi dhe këmishë të bardhë, ajo zgjodhi një kombinim që luan mes elegancës dhe provokimit, me një qëndrim që i jepte pamjes një tjetër autoritet. Një stil “boss lady”, larg paraqitjeve të zakonshme sensuale me të cilat është identifikuar ndër vite.

Në këtë mbrëmje, Roçi ishte protagonistja që kishte mbledhur rreth vetes kastin e aktorëve dhe bashkëpunëtorët e projektit. Së bashku me ta, ajo u ngjit edhe në skenë, ku falënderoi njerëzit që u bënë pjesë e realizimit të filmit. “Pushime për tre”, me regji të Redi Trenit, sjell në ekran emra si Salsano Rrapi, Devis Muka, Bieta Sulo, Cubi Metkaj dhe Juxhin Plovishti, mes të tjerëve.

Komedia, e xhiruar në Durrës, ka në qendër tre çifte dhe një histori të mbushur me keqkuptime, sekrete e situata humoristike. Ndërsa filmi mori vëmendjen në sallë, jashtë saj Rike Roçi u bë një prej personazheve më të fotografuara të mbrëmjes.

Të ngjashme