Rrufjani Milton Nushi, “zari” i Rezart Taçit, sekseri i punëve të zeza në 6 ministri dhe në dosjet e spiunëve

Raporti i KLSH-së zbuloi edhe këtë falsifikim që bëri Milton Nushi kur ishte Administrator i Akademisë së Sigurisë: me dokumenta false shpenzimesh fiktive në vlerë 17 milionë lekë, mashtroi sikur ushqimet e studentëve ua kishte dhënë qenve të policisë…

Rrufjani Milton Nushi, i njohur me nofkat “Zvarraniku”, “sekseri” e “Zari”, ka depërtuar me detyra në disa institucione shtetërore gjatë 33 viteve.

U katapultua prej lidhjeve të babait, ish-funksionar i lartë gjatë pushtetit komunist, deri deputet e ministër i Tregtisë së Brendshme; ndërsa pas vitit 1991 babai u bë këshilltar i disa kompanive tregtare e ndërtuese dhe Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Hidrokarbureve.

Ja detyrat ku ka qenë Milton Nushi dhe zullumet që ka bërë:

·    Janar 1995 – Janar 1998, Milton Nushi ishte Drejtor i Fondacionit “SHEFT”, me aktivitet trajtimin e fëmijëve të rrugës me fonde të BE-së e UNICEF-it, dhe nëpërmjet Milton Nushit e babait të tij, me sponsorizime ilegale nga firmat private e firmat piramidale, të cilat Miltoni nuk i deklaroi dhe e përzunë.

·     Janar 1998 – Gusht 1998, ishte Drejtor i Personelit, Organizimit e Shërbimeve në Kryeministri, ku falsifikonte dosjet e zyrtarëve që rekrutoheshin dhe abuzonte me fondet e shërbimeve.

·     Shtator 1998 – Korrik 1999, ishte Anëtar i Komisionit Shtetëror për Kontrollin e Figurës së Zyrtarëve, ku zhvati miliona lekë me zhdukje, dëmtime e falsifikime dosjesh të politikanëve, qeveritarëve, zyrtarëve e biznesmenëve spiunë të ish-Sigurimit.

·     Janar 2000 – Shkurt 2001, ishte këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme, detyrë nga e cila e larguan për sekserizëm me emërimet dhe pasaportat diplomatike.

·      Shtator 2001 – Janar 2002, ishte këshilltar i Ministrit të Arsimit e Shkencës, detyrë nga e cila e larguan për sekserizëm me emërimet, tenderët e librave dhe njohjen e diplomave të false, të marra jashtë Shqipërisë, por dhe për “pak neps seksual”.

·      Maj 2002 – Dhjetor 2007, ishte drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Rregullimit të Territorit- Turizmit; ku ka një dosje të ngarkuar me bëmat e punëve të brendshme me tokat në bregdet, në ujësjellësat, licencat dhe lejet e ndërtimit.

·      Paralelisht, në periudhën Janar 2003 – Shtator 2005, ishte këshilltar i Jashtëm i Ministrit të Pushtetit Vendor, detyrë ku ka lënë shumë gjurmë punësh të pista e epshesh seksuale.

·      Në dhjetor 2007, babai kumbar i kompanive të karburanteve e hoqi të birin Milton Nushi nga administrata shtetërore dhe e katapultoi kryeredaktor te gazeta “SOT”, për ta shkëputur nga zullumet dhe veset e për të shpëtuar nga prangat, por edhe në gazetë e mbajtën vetëm 6 muaj.

·      Në prill 2010, babai kumbar i kompanive të karburanteve e katapultoi Milton Nushin zv/drejtor dhe drejtor Informacioni në “TV-ALSAT” të kontrabandistit Rezart Taçi, ku qëndroi deri në muajin maj 2015.

·      Korrik 2015 – Tetor 2017, rrufjani Milton Nushi ishte këshilltar i Avokatit të Popullit, ku bëri të njëjtat marifete që kishte bërë në të gjitha detyrat e mëparshme.

·      Dhjetor 2017 – Qershor 2019, ishte këshilltar i Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ku kishte dhe visto në tenderët dhe koncesionet.

·      Qershor 2019 – Qershor 2020, Milton Nushi u katapultua Këshilltar i Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledar Çuçi.

·      Qershor 2020 – Tetor 2021, Milton Nushi u katapultua Drejtor i degës Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit-Tiranë, ku është skeduar si zhvatës i kompanive ushqimore.

·      Më 26 maj 2022, Ministri i Brendshëm, Bledar Çuçi, që ia dinte aftësitë si sekser, zar e hajdut Milton Nushit, udhëroi që ky të emërohej Administrator i Akademisë së Sigurisë, ku bëri batërdinë me tenderët dhe ryshfete pranimesh të studentëve të policisë, detyrë nga e cila u largua në qershor 2026, pasi lejoi helmimin e tretë të studentëve me ushqime, por u la jashtë hetimit.

·      Raporti i KLSH-së zbuloi edhe këtë falsifikim që bëri Milton Nushi kur ishte Administrator i Akademisë së Sigurisë: me dokumenta false shpenzimesh fiktive në vlerë 17 milionë lekë, mashtroi sikur ushqimet e studentëve ua kishte dhënë qenve të policisë./Pamfleti

Të ngjashme