Sandesara-Patel; karteli indian i mashtrimit 1 miliard euro, eskortat, fajdet dhe skemat e korruptimit të zyrtarëve shtetërorë

Dy vëllezërit mashtrues kanë sjellë në Tiranë familjarët e tyre dhe një rreth bashkëpuntorësh, duke ngritur një nga organizatat më të konsoliduara kriminale, me veprimtari; mashtrim përmes call centerave, pastrim parash, falsifikime, fajde, lojëra fati të paligjshme, eskorta dhe korruptim të funksionarëve publikë që nga ish Presidenti Ilir Meta, ish ministri Blendi Klosi, prokurorë e gjyqtarë.

Dy vëllezërit indianë Nitin dhe Chetankumar Sandesara, të cilët kërkohen në disa vende të botës për pastrim parash, zhvatje dhe skemë mashtrimi 1 miliard euro në Indi përmes 300 kompanive fantazmë, kanë ngritur rrjetin më të fuqishëm të call centerave në Tiranë, në bashkëpunim me ‘ustallarë’ shqiptarë, duke mashtruar mijëra qytetarë evropianë përmes investimeve të rreme në bursa dhe shërbimeve të tjera grackë, me qëllim zhvatjen e llogarive bankare. Evidenca, sinjalizime dhe një sërë provash konfirmojnë se foletë e call centrave të dy mashtuesve të famshën shtrihen nga Rruga e Kosovarëve deri tek Stadiumi Dinamo, kamufluar me biznese formale, në kate të ndryshme pallatesh, ambiente të cilat kushtojnë miliona euro, produkt i aktivitetit kriminal.

Sandesara-Patel; karteli indian i mashtrimit 1 miliard euro, eskortat, fajdet

Nitin dhe Chetankumar Sandesara

Dy vëllezërit mashtrues kanë sjellë në Tiranë familjarët e tyre dhe një rreth bashkëpuntorësh, duke ngritur një nga organizatat më të konsoliduara kriminale, me veprimtari; mashtrim përmes call centerave, pastrim parash, falsifikime, fajde, lojëra fati të paligjshme, eskorta dhe korruptim të funksionarëve publikë që nga ish Presidenti Ilir Meta, ish ministri Blendi Klosi, prokurorë, gjyqtarë, drejtorë deri tek zyrtarët e nivelit të ulët, me qëllim vijimin e aktivitetit kriminal pa u shqetësuar nga veprimi i organeve ligjzbatuese. Teksa Nitin dhe Chetankumar Sandesara lëvizin nga Tirana në Nigeri, dy personazhet kyç të perandorisë së tyre në Tiranë janë Devak dhe Hiteshkumar Patel, lidhje familjare e dy vëllezërve, i pari nipi dhe i dyti kunati i dy vëllezërve Sandesara.

Sandesara-Patel; karteli indian i mashtrimit 1 miliard euro, eskortat, fajdet

Devak Patel

Hiteshkumar Patel, kunati i Nitin dhe Chetankumar Sandesara, konsiderohet si truri i mashtrimit të madh bankar në Indi (1 miliard euro), duke devijuar dhe përvetësuar kreditë e bankave përmes një karteli prej 300 kompanish. Patel është dënuar vitin e kaluar në SHBA si koka e një skeme mashtrimi call centerash. Hiteshkumar Patel është edhe ‘truri’ i një prej rrjeteve të call centerave në Tiranë. Ai arriti të thyente gjykatat shqiptare me para duke i shpëtuar ekstradimit në Indi në vitin 2019, pasi u arrestua në Rinas duke u arratisur në Dubai me charter privat. Një vit më vonë mori azil nga Ministria e Brendshme.

Sandesara-Patel; karteli indian i mashtrimit 1 miliard euro, eskortat, fajdet

Hiteshkumar Patel

Një nga veprimtaritë kryesore të organizatës kriminale indiane-shqiptare që sfidon SPAK-un dhe shtetin shqiptar konsiton në skemën e mashtrimit me call centera. Bashkëpuntori i tyre kryesor shqiptar në skemën e mashtrimit dhe zhvatjes me call centera është J. Sh., me precedentë kriminal dhe i skeduar për pastrim parash. Sipas një dosje që mbahet pezull përmes pagesave korruptive, J. Sh po pastron miliona euro produkt i skemave mashtruese, duke i investuar në ndërtim vilash nga Farka në Gjirin e Lalzit. Për pastrimin e parave, organizata kriminale e pashpallur ka korruptuar dhe përlyer edhe disa banka të nivelit të dytë dhe sidomos Agjencinë e Inteligjencës Financiare (AIF).

Sandesara-Patel; karteli indian i mashtrimit 1 miliard euro, eskortat, fajdet

Karteli i kompanive të organizatës familjare-kriminale indiane në Tiranë, në funksion të skemave të mashtrimit dhe pastrimit të parave përbëhet; Laxmi Reale Estate & Investment, Tulja Reale Estate & Investment, Aries Investments, Dimensional Global Trading and Services Limited-Albania, Nitya Corporation, Drymades Dream, Rinia 04 etj. Që të gjitha kompanitë rezultojnë me humbje, ndërsa disa prej tyre figurojnë pa bilance.

Sandesara-Patel; karteli indian i mashtrimit 1 miliard euro, eskortat, fajdet

Disa hetime tatimore për aktivitetin e paligjshme të kompanive janë mbyllur me lehtësi dhe shpejtësi. Nga ana tjetër pasuria e familjeve Sandesara-Patel përfshin avion privat, kate të para dhe të dyta pallatesh në zonat më të shtrenjta të Tiranë, vila, apartamente, zyra, makina luksoze dhe transaksione miliona euro. Rrethi familjar besohet se e ka zgjeruar veprimtarinë deri në Dhërmi, përmes pastrimit të parave në resorte luksoze.

Familja Sandesara është akuzuar nga prokuroria indiane akuzuar se kanë përdorur disa para të vjedhura për të blerë makina lusoze dhe prona të shtrenjta, duke përfshirë një pronë me vlerë 5 mln USD në Hyde Park, një pronë të madhe në veri të Londrës dhe një apartament në Dubai Marina me vlerë 2 mln USD. Fondet e tjera, shprehen hetuesit, janë drejtuar në bizneset e naftës të familjes Sandesaras në Nigeri.

Shtetësia e dyshimtë, mashtruesi konsull nderi

Vëllezërit Sandesara përfituan shtetësinë shqiptare rreth 8 vjet më parë me një procedurë shumë të dyshimtë, me propozim të ministrit të Turizmit të asaj kohe, Blendi Klosi. Nuk dihet se si Klosi ra në kontakt me dy mashtruesit, por ish ministri nisi të shfaqej me ta, ndërsa i kërkoi Ilir Metës, asokohe President, t’i pajiste me pasaporta shqiptare. Pas propozimit të Klosit në vitin 2018, Ilir Meta, në atë kohë President, i pajisi Nitin dhe Chetankumar Sandesara me shtetësi shqiptare brenda një dite, ndonëse drejtësia indiane i kërkonte në të gjithë botën për mashtrim dhe pastrim parash.

Sandesara-Patel; karteli indian i mashtrimit 1 miliard euro, eskortat, fajdet

Dy mashtruesit dhe zonja Ditpiben Sandesara u pajisën me shtetësi shqiptare VIP për disa orë, në shkelje të ligjit dhe dyshohet në formë korruptive. Dosja e pajisjes me pasaportë e dy vëllezërve indianë ka pasur vetëm kërkesën e nënshkruar nga ish-ministri Klosi dhe asnjë dokument tjetër shtesë. Jo vetëm kaq. Teksa ishte në kërkim, Nitin Sandesara u emërua në janar të vitit 2019 Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Nigeri, titull që iu hoq tre muaj më vonë. Nuk dihet nëse Sandesarau pajis edhe me pasaportë diplomatike.

Përdhoset shteti shqiptar, idiani pasaportë brenda ditës

Nitin Sandesara, pronari i kompanisë farmaceutike që përgjatë 3 viteve ka përvetësuar në Indi gati një miliard dollarë, rezulton të ketë hyrë në vendin tonë në datën 6 shkurt 2018, në orën 13, dhe pikërisht atë ditë ai ka marrë edhe pasaportën shqiptare. Në kohën që kërkohej në vendin e tij, ai hyn përmes Aeroportit të Rinasit si shtetas indian, qëndron një javë në Tiranë dhe më tej largohet me të njëjtën shtetësi, për t’u rikthyer një vit më vonë, kësaj radhe duke iu treguar autoriteteve në Rinas pasaportën shqiptare.

Një burim, ish bashkëpunëtor i afërt i Ilir Metës, theksoi se familja Sandesara ka paguar mbi 1 milionë euro për të marrë pasaporta shqiptare brenda ditës, si dhe qindra mijëra euro për nderimet dhe shërbimet e tjera, si konsull nderi, përfitim azili etj. Shkelet ligjore në dhënien e shtetësisë tregojnë për një fuqi të madhe korruptuese të familjeve Sandesara-Patel. Shkeljet ligjore dhe kapërcimet sfiduese tregojnë për një fuqi të madhe korruptuese të familjve Sandesara-Patel.

Transaksione mes njëri-tjetrit, impikohen edhe noterë

Në 23 gushti 2023, në zyrën e noterit J. Zh., tek ish-Blloku në Tiranë, kanë hyrë njëri pas tjetrit Chetankumar Sandesara dhe nipi i tij Devak Patel. Ata kërkuan hartimin e një kontrate borxhi, sipas së cilës Devak-u i ka dhënë borxh Chetankumar-it plot 300 mijë euro. Noteri mbase nuk e ka ditur, meqenëse njëri prej tyre ka pasur pasaportë shqiptare, se personat që kishte përballë ishin as më shumë e as më pak anëtarë të një familjeje të madhe indiane. Devak-u është nip në familjen e Chetankumar-it.

Përmbajtja e kontratës përmbush rrethanat, që e detyrojnë noterin të aplikojë vigjilencën e zgjeruar sipas nenit 6 të udhëzimit për mënyrat e raportimit të transaksioneve të dyshimta. Vigjilenca e zgjeruar do të thotë që noteri, jo vetëm duhet të hetonte klientët, që po nënshkruanin një kontratë me një shumë kaq të madhe, për burimin e kësaj shume dhe motivin përse do të përdorej, por edhe duhet të lajmëronte menjëherë Agjencinë e Inteligjencës Financiare. Kjo e fundit dyshohet se e ka evidentuar këtë informacion, por nuk ka kryer asnjë veprim për të verifikuar, për të gjurmuar apo për të informuar strukturat e tjera të hetimit në Shqipëri.

Miliona euro, kompani fantazmë, asnjë të punësuar

Chetankumar Sandesara bashkë me gruan e tij, Dipti, dhe vëllain e tij më të madh, Nitin Sandesara, erdhën në Shqipëri gjysmën e dytë të vitit 2017, për t`i shpëtuar arrestimit dhe hetimit nga drejtësia në Indi. Zgjedhja e Shqipërisë si parajsë fiskale nuk ka qenë, as e rastësishme, as e përkohshme. Ata nisin menjëherë kërkesën për azil, si dhe procedurën për marrjen e shtetësisë shqiptare.

Paralelisht me kërkesën për shtetësinë, vëllezërit Sandesara nisin biznesin. Më 12 dhjetor të vitit 2017, Chetankumar Sandesara regjistron në Qendrën Kombëtare të Biznesit kompaninë Laxmi Reale Estate & Investment me bashkë-aksionar vëllain, me objekt: Ndërtim, Real Estate dhe Investime. Tre muaj më pas Chetankumar Sandesara themelon një tjetër kompani. Kësaj here bashkë-ortake zgjedh të ketë bashkëshorten. Tulja Reale Estate & Investment, me objekt në fushën e ndërtimit, në real estate, në fushën e investimit dhe në dhënien me qira të automjeteve. Të dyja kompanitë janë aktive.

Kompania me ortakë dy vëllezërit, Laxmi Reale Estate & Investment, është themeluar me një kapital fillestar prej 100 lekësh (1 euro). Bilanci, që kompania vetë ka dorëzuar, ka shumë njolla të errëta, që ngrenë dyshime për aktivitetin, që zhvillojnë në vendin tonë. Për më tepër, bie ndesh me legjislacionin fiskal në Republikën e Shqipërisë.

Përgjatë 7 viteve të funksionimit, kompania deklaron se ka vetëm një të punësuar. Edhe për këtë person rroga nuk ka kaluar nëpërmjet bankës. Mangësi paraqet edhe pagesa e siguracionit. Kompania deklaron se nuk ka aktivitet ekonomik, madje nga pesë vitet e funksionimit të saj në një vit ka dalë me zero fitim, vitin e dytë të funksionimit ka dalë me fitim dhe tre vitet e fundit ka dalë me humbje.

Ortakëri me trafikant droge

Kompania tjetër, Tulja Reale Estate & Investment, të cilën Chetankumar Sandesara e ka themeluar bashkë me gruan, ka thuajse të njëjtën fushë veprimtarie me kompaninë e parë, Laxmi Reale Estate & Investment, me vetëm një shtesë: Dhënie me qira e automjeteve. Edhe kapitali fillestar është i ndryshëm.

Këtë herë ortakët kanë ngurtësuar plot 100.000 lekë, pra rreth 1 mijë euro. Kompania në asnjë prej viteve të funksionimit të saj nuk ka dorëzuar asnjë dokument, që vërteton aktivitetin e saj, financiar. Edhe pse është gjobitur nga Drejtoria e Tatimeve për këtë motiv, ka paguar gjobën, por nuk ka reflektuar.

Nëpërmjet kësaj kompanie vëllezërit kanë hyrë në marrëdhënie biznesi me një trafikant shqiptar kokaine, i cili shfaqet si biznesmen i sukseshëm. Dy vëllezërit indianë dhe trafikanti shqiptar dyshohet se kanë bashkëpunuar në pastrimin e parave në ndërtim nga Tirana në Dhërmi.

Histori rozë në Kosovë

Chetankumar Sandesara, vetëm pak muaj pasi vuri në rresht dhe bleu institucionet shqiptare bashkë me të vëllanë, u përfol se i rrëmbeu zemrën (thonë me shumë para) modeles shqiptare Agnesa Vuthaj. Si mos të mjaftonte strehimi me nderime dhe pastrimit i parave, dy indianët u lëshuan pas vajzave të bukura shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë.

Sandesara-Patel; karteli indian i mashtrimit 1 miliard euro, eskortat, fajdet

Agnesa Vuthaj ka mohur lidhjen me mashtruesin indian, duke theksuar se jo çdo marrëdhënie mashkull-femër është marrëdhënie dashurie, duke thënë se Sandesara për të është familje e dytë. Dyshimet për histori rozë nisën kur Agnesa Vuthaj dhe Sandesara u shfaqën së bashku në aeroplan privat, në charterin e familjes Sandesara./ Prapaskena 

Të ngjashme