Shpërthim në Oviedo: një polic vdes, kolegu i tij plagoset rëndë

Aksident në aksin Levan–Vlorë, makina përplas 74-vjeçarin; i moshuari dërgohet në spital

Një efektiv i Policisë Kombëtare Spanjolle ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë pas shpërthimit të një çante shpine me lëndë shpërthyese në qytetin e Oviedos, në veri të Spanjës. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës, kur policia ishte thirrur për të ndërhyrë pas një konflikti të dhunshëm mes dy familjeve, raportojnë autoritetet spanjolle.

Gjatë përplasjes, një grua e re ishte qëlluar me armë zjarri nga një burrë. Sipas autoriteteve, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas mediave spanjolle, ngjarja është regjistruar në lagjen Villafría, pas një konflikti mes fqinjëve që kishte përfunduar me të shtëna me armë zjarri.

Rreth orës 07:30, një vajzë 17-vjeçare mbeti e plagosur nga të shtënat dhe u transportua në Spitalin Universitar Qendror të Asturias, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas sinjalizimit, në zonë mbërritën forcat e Policisë Kombëtare Spanjolle, të cilat zbuluan një çantë shpine të dyshimtë në hyrje të një ndërtese.

Në vendngjarje u thirrën specialistët e njësisë për çaktivizimin e eksplozivëve (TEDAX), si dhe efektivët e njësisë së qenve të trajnuar për zbulimin e lëndëve shpërthyese. Sipas zëdhënësit të policisë, Pedro Aguado, efektivët e nxorën çantën jashtë ndërtesës për të shmangur rrezikun ndaj banorëve, por gjatë manipulimit të saj ndodhi shpërthimi.

Si pasojë, një nëninspektor i njësisë së qenve policorë humbi jetën, ndërsa një specialist i TEDAX-it pësoi plagë jashtëzakonisht të rënda, që çuan në amputimin e njërës këmbë. Edhe sindikata e policisë JUPOL njoftoi se shpërthimi ndodhi në momentin kur efektivët po largonin çantën nga ndërtesa, me qëllim neutralizimin e rrezikut për banorët.

Policia spanjolle ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e personit që dyshohet se qëlloi ndaj vajzës dhe vendosi çantën me eksploziv. Autoritetet kanë bllokuar hyrjet në qytetin Oviedo, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në qendër të hetimeve mbeten konflikti mes dy familjeve dhe vendosja e pajisjes shpërthyese.

Policia Kombëtare Spanjolle ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe kolegët e efektivit të ndjerë. Në reagimin e saj thuhet: “Zemrat tona janë pranë familjes, miqve, kolegëve dhe njerëzve të tij të dashur”. Ngjarja ka shkaktuar reagime të gjera në Spanjë, ndërsa autoritetet vijojnë të hetojnë rrethanat e sakta të shpërthimit dhe të identifikimit të personit të dyshuar.

Një polic vdes në shpërthim dhe një koleg plagoset rëndë: ky është bilanci i ngjarjes në Oviedo, ku një efektiv i Policisë Kombëtare ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë pas shpërthimit të një pajisjeje eksplozive në qytetin e Oviedos, në veri të vendit. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së martës, kur policia ishte thirrur për të ndërhyrë pas një konflikti të dhunshëm mes dy familjeve.

Me mbërritjen në vendngjarje, efektivët zbuluan një çantë shpine në hyrje të një pallati, brenda së cilës ndodhej një pajisje eksplozive. Sipas sindikatës së policisë JUPOL, shpërthimi ndodhi në momentin kur efektivët po largonin çantën nga ndërtesa, me qëllim neutralizimin e rrezikut për banorët.

Efektivi që humbi jetën ishte pjesë e njësisë së qenve të Policisë Kombëtare, ndërsa polici tjetër i plagosur i përkiste njësisë për çaktivizimin e eksplozivëve. Ky i fundit ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe, si pasojë e shpërthimit, ka humbur njërën këmbë. Autoritetet spanjolle po hetojnë rrethanat e ngjarjes, ndërsa konflikti mes dy familjeve dhe vendosja e pajisjes shpërthyese mbeten në qendër të hetimeve.

Të ngjashme