SKANDALET që i bashkojnë/ Balluku drekon me mikun mashtrues izraelit të Ramës, Ron Yeffet (foto)

Belinda Balluku dhe Ron Yeffet
Belinda Balluku dhe Ron Yeffet

Biznesmeni izraelit Ron Yeffet është fotografuar këtë të martë gjatë një dreke me ish-zëvendëskryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në restorantin Coin, në katin e fundit të godinës ABA 21, në Tiranë.

BalkanWeb ka siguruar fotografitë e takimit, ku pas përfundimit të drekës Yeffet dhe Balluku (e cila është e pandehur e SPAK për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash) shihen duke dalë nga ndërtesa e më pas duke u larguar me automjetet e tyre private.

foto galeri

Nuk ka asnjë informacion mbi arsyen e takimit apo temat që janë diskutuar gjatë drekës.

Takimi tërheq vëmendje edhe për shkak të profilit të Ron Yeffet, emri i të cilit është përmendur në disa raste në debatet politike dhe mediatike në Shqipëri dhe eshte konsideruar nga mediat amerikane si mik i Ramës.

Ron Yeffet është bërë i njohur për përfshirjen e tij në projekte në industrinë e mbrojtjes, ndërsa emri i tij është lidhur publikisht me kompaninë KAYO, e cila dëboi forcërisht gazetarët e News24, Balkanweb dhe Panorama duke uzurpuar godinat e tyre pavarësisht vendimeve të gjykatës.

Më herët kreu i opozitës Sali Berisha, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama i kishte besuar Yeffet drejtimin e ndërmarrjes shtetërore të naftës, duke e përshkruar atë si një tregtar armësh dhe duke pretenduar se ai ka lidhje të afërta edhe me ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Ndërkaq emri i Yeffet është shfaqur edhe në një padi civile të depozituar në Gjykatën e Miami-Dade në Shtetet e Bashkuara. Sipas dokumenteve gjyqësore, biznesmeni amerikan Mark Faist pretendon se është bindur nga Ron Yeffet dhe kompania e tij R&I Trading të investojë mbi 8.6 milionë dollarë në projekte të pasurive të paluajtshme në New York, mbi bazën e premtimeve për fitime të sigurta dhe mundësinë e tërheqjes së investimit në çdo kohë. Në padi thuhet se këto premtime nuk u realizuan dhe se paditësi nuk mori kthim të investimit.

Të ngjashme