Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane (CELS) ka bërë publike një denoncim zyrtar sipas të cilit kompania celulare One Albania dhe shoqëritë e mbledhjes së borxheve, si ODMC Albania, po përdorin praktika agresive për mbledhjen e detyrimeve. Sipas CELS, pranë kësaj qendre janë paraqitur një sërë rastesh ku biznese dhe klientë aktivë po marrin letra me tone kërcënuese për shlyerjen e detyrimeve të pretenduara të mbartura brenda një afati prej 10 ditësh, nën kërcënimin e gjykatës dhe përmbarimit. Denoncimi vjen pas skandaleve të bujshme të mikrokredive që tronditën vendin, ndërsa tani qytetarët dhe bizneset shqiptare duket se po përballen me një skemë tjetër të dyshimtë zhvatjeje financiare, sipas CELS.
Aktualitet
CELS: One Albania dhe ODMC Albania nën akuzë për njoftime kërcënuese dhe borxhe fiktive prej 1,000 lekësh
