Pas daljes nga loja të ‘ujqërve’ të korrupsionit dhe pastrimit të parave, Ermal Beqirit dhe Gerond Meçes, një tjetër rrufjan i trafiqeve dhe pastrimit të parave po përlan paratë e AKSHI-t, përmes procedurave tenderuese të dyshuara si të manipuluara dhe me pazar në tavolinë. Bëhet fjalë për kroatin Hrvoje Cabrajic, me lidhje të forta politike, i skeduar në Kroaci për skema mashtrimi, trafik floriri dhe pastrim parash.

(Hrvoje Cabrajic)
Hrvoje Cabrajic fshihet pas kompanisë Primus Albania shpk (ish Jehona Software), të cilën e kontrollin përmes kompanisë Primus Adriatik D.o.o, në të cilën është aksioner me 60 % të aksioneve. Kroati është edhe administrator i kompanisë Primus Albania shpk, me të cilën ka nisur të fusë duart në paratë e AKSHI-t, shpallur nga SPAK organizatë kriminale. Pas goditjes dhe izolimit nga SPAK të Mirlinda Karçanajt, stafetën për kopsitjen e letrave për tenderat me natyrë korruptive e ma marrë Igli Tafa, bashkë me ‘ustallarët’ që ka lënë Karçanaj tek AKSHi.

(Igli Tafa)
Čabrajič është një biznesmen kroat i akuzuar dhe i hetuar për mashtrime, pastrim parash dhe krime ekonomike, ndërsa njihet edhe si ortak biznesi me vëllain e ish-kryeministrit kroat Zoran Milanoviç. Në Kroaci, Čabrajić njihet gjerë e gjatë edhe si trafikant floriri, një aferë e trajtuar gjerë e gjatë nga Ana Marceta në një intervistë për gazetën “Jutarni”. Ajo shpjegon aty lidhjet dhe se si nisën hetimi tatimor për tregun e floririt dhe se si ky investigim u pre kur në dokumente u shfaq kompania e Hrvoje Čabrajić, për të cilën në Kroaci janë të bindur se kishte si “kumbar” vëllain e kryeministrit të asaj kohe, Zoran Milanovic.

(Zoran Milanovic)
Ana Marceta, një zyrtare e lartë e administratës tatimore të Kroacisë, arriti të zbulonte një skemë mashtruese miliona-euroshe me fatura fiktive për shit-blerje floriri, në qendër të së cilës qëndronte kompania “Insula Brac”. Në vitin 2014, Marceta kontrolloi kompanitë që tregtonin ar dhe shufra ari në Kroaci. Ky hetim gjeti rreth 20 kompani fiktive, ku njëra prej tyre “Insula Brac”, pasi u verifikua rezultoi se ishte në bashkëpunim me “Pismohrana”, kompania e biznesmenit Hrvoje Cabrajic. Hetimet u ndërprenë dhe mediat raportuan se shkak ishte mbrojtja që biznesmeni merrte për shkak të mbrojtjes së vëllait të kryeministrit të asaj kohe, Milanoviç, Kreso-s.

(Blerja e kompanisë nga kroatët)
Prej vitit 2017, Zoran Milanoviç punoi për gati 2 vite si këshilltar i kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Në vitin 2018, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) në Shqipëri shpall fitues të një tenderi të dyshimtë me vlerë 15 milionë euro për monitorimin e faturave tatimore kompaninë ‘Jehona’, që u bë më pas ‘Primus Albania’, kontrolluar nga Hrvoje Čabrajić, bashkëpunëtori i Kresimir Milanovic, vëllait të presidentit kroat, Zoran Milanoviç.

(Armamd Frangu)
Nga disa investigime, janë ngritur dyshime për procedura fiktive në mënyrën se si autoritetet shqiptare kanë shpallur fitues të tenderit 15 milionë euro konsorciumin e drejtuar nga “Jehona” (Primus Adriatic), në një procedurë ku është përfshirë edhe kompania “B360” e Armand Frangut, baxhanaku i kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Gëzim Hoxha, i goditur nga SPAK, bashkë me hajdutin epik Geron Meçe, prestanome i Armand Frangut(baxhanak i Edi Ramës), ‘ustai’ Ermal Beqiri dhe Armand Shara, janë pjesë e të njëjtit grup kriminal të AKSHI-t, duke zhvatur qindra milionë euro para publike përmes tenderave sekretë dhe korruptivë, me anë të një rrjeti kompanish, siç edhe tregohet pjesërisht nga dosja e SPAK-ut.
Tenderi tjetër 9.3 milionë euro, tetor 2026
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Igli Tafa, ka finalizuar ditët e fundit një super tender me vlerë plot 9.3 milionë euro, ku këto para janë dhënë për të njëjta firma dhe pronarë që kanë marrë në të kaluarën edhe 15 milionë euro. Bëhet fjalë për tenderin e faturave të tatimeve, ku nga 4 firma në garë, pati vetëm një ofertë, që rrjedhimisht u shpall edhe fituese. Përfituesi është pikërisht njeriu i trafiqeve dhe skemave të mashtrimit, Hrvoje Cabrajic.

(Hrvoje Cabrajic)
Dyshimet janë se tenderi në fjalë ka qenë një “qokë politike” për disa funksionarë kroatë që kanë qenë në Shqipëri, të cilët kanë krijuar një rrjet për të marrë çdo qindarkë të akorduar nga shteti shqiptar. Aq më tepër nga AKSHI, i cili është vjedhur deri në palcë nga ish-drejtuesit, por edhe këta të rinjtë, janë totalisht në ato “gjurmë”. Nëse do të krahasojmë fondin e akorduar me ofertën e firmës fituese, do të dalë se BOE ka lënë disa qindarka, duke rritur dyshimet se gjithçka ka qenë e paracaktuar. Po nëse 3 firmat e tjera vetëm vënë emrin po s’kanë ofertë, a kemi një garë formale? Natyrisht prapaskenat e kësaj procedure janë një dosje e vërtetë për Prokurorinë e Posaçme, për shkeljen e barazisë në tendera apo për shumë vepra të tjera.


Faksimile: Tenderi i AKSHI-t për faturat tatimore, ku nga 4 firma që morën pjesë vetëm 1 bëri ofertë
Duket një procedurë tepër e ngjashme me atë të Tunelit të Llogorasë, ku shteti jonë bëri çmos dhe paracaktoi fituesin, duke ua dhënë turqëve. Duket se me urdhra dhe vendime që vinin nga kupola e shtetit, edhe kjo procedurë ka qenë që në fillim e paracaktuar.
Objekti i procedurës ka qenë “mirëmbajtje e modulit të menaxhimit të kontrollit të faturimit” për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 24 muaj mirëmbajtje nga nënshkrimi i kontratës, ku vlera ishte 770 milionë lekë pa TVSH, ose me TVSH shuma shkon në rreth 9.3 milionë euro. Por shikoni farsën më poshtë! Firma “ENTECH.AL” mori pjesë në tender, por nuk bëri ofertë. Kompania “iCom” gjithashtu mori pjesë, por sërish s’bëri ofertë. E treta në radhë ishte “MetaSoft360”, e cila edhe ajo s’bëri ofertë.


Faksimile: Njoftimi i tenderit i AKSHI-t për faturat e tatimeve
Në fund, vetëm bashkimi i operatorëve “Primus Albania”, ‘Datech” dhe “ADM” bën ofertë prej 756 milionë lekë pa TVSH. Nëse do të bëjmë një llogaritje rezulton se oferta është plot 98.21 % e fondit limit, duke lënë “rrugës” vetëm 13 milionë lekë. Përqindjen më të madhe të punëve e ka firma “Primus Albania” me rreth 73 %, më pas “Datech” dhe “ADM” nga 13 %. Pas kompanisë Datech qëndron Lulzim Basha (jo ish kreu i PD-së), ndërsa pas kompanisë ADM qëndron Ferdinand Bregasi.


Ndërkohë, mediat kanë raportuar se pas aksionerëve kroatë, që janë edhe aktualisht pronarë të “Primus Albania”, dyshohet se “fshihet” edhe ish-shefja e zyrës së Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin. Madje, në vitin 2018, disa muaj para se të fitonin kontratën e majme në Shqipëri, themeluan në Kroaci “Primus Adriatic”.
