Shkruan Ermal Qori
24 orë nga lëvizja që do të kthehej në kryefjalë mediatike dhe të opinionit publikë; shkëputja nga grupi parlamentarë i PS-së dhe ‘pamvarësia’ e deputetes Marjana Koçeku, e njohur me nofkën “NEOMALËSORJA”.
Nëse lexojmë me kujdes, por edhe t’i thërrasim kujtesës, Koçeku nuk garoi me emër personal në zgjedhjet e kaluara( nga të cilat fitoi edhe mandatin e deputetes), pra, ajo u rreshtua në listë të sigurt në siglën e Partisë Socialiste dhe si rrjedhojë, karrigen në parlament e fitoi dhuratë, nuk e siguroi. Prandaj, që lëvizja e saj të konsiderohet e sukseshme, duhet të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit…ndryshe diçka ngre pikëpyetje.
Marjana Koçeku nuk ishte një fugurë e njohur në skenën politike, por jo krejt e panjohur në disa lëvizje të tjera, për shembull te lëvizja dhe protesta studentore, më pas ajo krijoi ‘markën’ identifikuese ‘Neomalësore’ dhe fitoi jo pak terrenë. Natyrisht, unë nuk them se ishte krejt risi, por bashkmoshatarë të tjerë, të ngjashëm kanë koontribuar njëjtë, apo ndoshta më shumë në zhvillimet e destinacioneve turistike…E thenë ndryshe; Si dhe përse Koçeku u katapultua në Partinë Socialiste? Përse në listë të sigurtë? A është ky një ‘shpërblim’ për negociata të kaluara të mes saj dhe qeverisë për kryengritjen e studentëve? Ka zëra që e lidhin mundshëm, por Koçeku( ose dikush tjetër) duhet të flasë.
5 arsye që deputetja nuk duhet të heshtë
1-Përse u largua nga grupi parlamentar dhe nuk hoqi dorë nga mandati i deputetes?
2-Përse Koçeku veproi tani, cilat janë ‘kufijtë’ që u tejkaluan?
3- A është Koçeku duke përdorur një strategji politike për të mos renë bashkë me Partinë Socialiste?
4- Përse Koçeku, nuk i jep asnjë shpjegim publik ose privatë grupit parlamentar ku aderonte?
5A është Koçeku “Kali i Trojës” së Edi Ramës për të vendosur nën kontroll protestën duke futur në lojë deputeten?
Të gjitha këto detaje kërkojnë një reagim, sqarim, apo qartësim se kush po përdor kë? A është gjithçka e orkestruar dhe përse asnjë reagim nga grupi parlamentar i PS-së?
Përpara se Flamingo të jetë një ‘revolucion’ për Socialistët, ata duhet të flasin disa të vërteta.
