Gent Sejko në panik nga përfshirja në lavatriçen e pastrimit të parave të krimit, Edi Rama ligj për t’i dhënë imunitet nga burgu, ja aferat, nga mikrokreditë deri te loja me rënien e euros
Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko e ka përfshirë një panik total për shkak të dosjeve përvëluese të pastrimit të parave, duke detyruar kryeministrin Edi Rama (mazhorancën socialiste) të ndërhyjë urgjentisht me një projektligj që funksionon si një mbrojtje e pastër juridike ndaj burgut. Ky draft skandaloz po i siguron kreut të Bankës së Shqipërisë dhe zëvendësve të tij një mburojë procedurale absolutisht të paprecedentë, duke i vendosur ata hapur mbi ligjin. Sipas ndryshimeve të reja, prokuroria nuk do të ketë më asnjë të drejtë ta arrestojë apo t’i kufizojë lirinë drejtuesit të Bankës Qendrore pa leje të posaçme.
Madje, asnjë agjent i ligjit nuk mund t’i bëjë kontroll personal apo t’i mësyjë në banesë pa marrë më parë autorizimin e vështirë nga Gjykata Kushtetuese. Kjo lëvizje vjen në një kohë kur emri i Guvernatorit Sejko është lakuar fuqishëm në dosje investigative për përfshirje në lavatriçen e madhe të pastrimit të parave të krimit të organizuar. Aferat e tij nisin që nga skandali piramidal i mikrokredive, ku mijëra qytetarë shqiptarë u zhvatën dhe u lanë pa shtëpi e pa lekë nën hundën e institucionit që ai drejton. Por ajo që ka rënduar më së shumti pozitat e tij është loja e dyshimtë dhe e qëllimtë me rënien drastike të euros në tregun vendas.
Ky zhvlerësim artificial i monedhës europiane dyshohet se u la i lirë pikërisht për të lehtësuar futjen e miliardave të drogës në ekonominë formale. Ndërsa qytetarët e thjeshtë dhe bizneset eksportuese po falimentojnë nga kjo krizë, paratë e pista kanë gjetur parajsën e tyre në ndërtim. Me këtë ligj të ri, kryeministri Rama po dëshmon se është i gatshëm të sfidojë edhe vetë Reformën në Drejtësi për të mbrojtur bashkëpunëtorët e tij strategjikë. Ndërkohë që për një qytetar të zakonshëm policia mund të shqelmojë derën e shtëpisë në mes të natës, për Guvernatorin kërkohet një “imunitet institucional” i blinduar. Ky standard i dyfishtë ka zgjuar dyshime të forta se pas këtij shpëtimi fshihen interesa akoma më të mëdha të vetë kryeministrit. Pra tani që drafti është gati, ai mund të flejë më i qetë, i siguruar që prangat e drejtësisë nuk do t’i afrohen pa kaluar një kalvar të gjatë burokratik. Megjithatë, ky operacion mbetet një nga goditjet më të rënda ndaj barazisë para ligjit dhe një dëshmi e qartë se si shteti mbron arkitektët e mjerimit ekonomik. Më poshtë po pasqyrojmë detaje nga drafti.
Pjesë nga drafti
Konkretisht projektligji i ri (drafti i ri) për Bankën e Shqipërisë po i përgatit Guvernatorit dhe zëvendësve të tij një mburojë procedurale që i mban larg prangat, kontrollet dhe, me sa duket, edhe sapunin e burgut. Sipas draftit, prokuroria nuk mund ta arrestojë Guvernatorin, t’i kufizojë lirinë, ta kontrollojë personalisht apo t’i hyjë në banesë pa marrë më parë autorizimin e Gjykatës Kushtetuese. Pra, ndërsa qytetarit të zakonshëm policia mund t’i trokasë drejtpërdrejt në derë, për drejtuesit e Bankës së Shqipërisë duhet plotësuar më parë formulari i imunitetit institucional. Gent Sejko mund të flejë më i qetë. Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë po i përgatit Guvernatorit dhe zëvendësve të tij një mburojë procedurale që i mban larg prangat, kontrollet dhe, me sa duket, edhe sapunin e burgut. Sipas draftit, prokuroria nuk mund ta arrestojë Guvernatorin, t’i kufizojë lirinë, ta kontrollojë personalisht apo t’i hyjë në banesë pa marrë më parë autorizimin e Gjykatës Kushtetuese.
Pra, ndërsa qytetarit të zakonshëm policia mund t’i trokasë drejtpërdrejt në derë, për drejtuesit e Bankës së Shqipërisë duhet plotësuar më parë formulari i imunitetit institucional. Përjashtim bëhet vetëm kur Guvernatori ose zëvendësguvernatorët kapen në flagrancë apo ndiqen menjëherë pas kryerjes së një vepre penale. Në çdo rast tjetër, prangat duhet të presin në korridor derisa Kushtetuesja të vendosë nëse mund të hyjnë apo jo. Drafti i jep Gjykatës Kushtetuese dy javë kohë për të shqyrtuar kërkesën e prokurorit. Por pjesa më interesante është se, nëse gjykata nuk merr vendim brenda këtij afati, kërkesa konsiderohet automatikisht e refuzuar. Me fjalë të tjera, edhe heshtja funksionon në favor të Guvernatorit.
Mjafton që ora të ecë, kalendari të mbushë 14 ditët dhe urdhri për arrestim të përfundojë në kosh pa qenë nevoja që dikush të thotë hapur “jo”. Zyrtarisht, ndryshimet paraqiten si një garanci për pavarësinë dhe funksionimin normal të Bankës së Shqipërisë. Por për publikun pamja është më e thjeshtë: Sejkos po i vendoset një portë shtesë mes tij dhe drejtësisë, ndërsa Kushtetuesja merr në dorë çelësat e mundshëm të qelisë. Projektligji është pjesë e paketës së re ligjore për Bankën e Shqipërisë, e cila synon të rregullojë organizimin dhe funksionimin e institucionit, si edhe statusin juridik të guvernatorit dhe zëvendësguvernatorëve, duke përcaktuar garanci procedurale të posaçme në rastet kur ndaj tyre zhvillohen hetime penale.
