Beograd: Arrestohet komandanti i njësisë speciale antiterroriste për dhunën ndaj studentëve

Aksident në aksin Levan–Vlorë, makina përplas 74-vjeçarin; i moshuari dërgohet në spital

Komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste (SAJ) të Serbisë, Igor Zhmiric, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Parë Themelore në Beograd, në kuadër të hetimeve për dhunën e ushtruar ndaj studentëve dhe qytetarëve gjatë protestave kundër qeverisë serbe. Arrestimi u krye nga inspektorët e Sektorit të Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, sipas raportimeve të medias serbe Nova.rs, të cilat përmenden nga mediat që kanë transmetuar lajmin. Zhmiric është një nga pesë personat e arrestuar në këtë operacion, së bashku me katër pjesëtarë aktualë dhe ish-pjesëtarë të Njësisë për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve (JZO).

Të ngjashme