Familja mes Ramës dhe Berishës?/ Spaho shigjeton ashpër Eda Grimcin dhe lidhjet me Belo Këlliçin

Eda Grimcin
Eda Grimcin

Ish deputeti i PD-së Edmond Spaho ka shigjetuar përmes një statusi në Facebook drejtuesen e degës së Partisë Demokratike nr. 9 në Tiranë, Eda Grimci, bashkëshorti i të cilës Eugent Grimci është doganier në pushtetin e Edi Ramës. Spaho shkruan se në një kohë kur zonja Grimi akuzon kritikët për gjendjen e PD si bashkëpunëtorë të Edi Ramës, vetë ajo është e kompromentuar në raport me pushtetin e Ramës, pasi bashkëshorti i saj është pjesë e sistemit doganor, një nga degët e lakuara si më të korruptuara dhe të kriminalizuara të qeverisë Rama.

Po kur ke burrin drejtor dogane dhe vete je kryetare dege e PD si quhet? Dhe si pushon goja por leh gjithe diten ne FB dhe studio televizive, duke akuzuar kritiket per gjendjen ne PD, si bashkepuntore te Rames? Me keto “luftarake” do e rrezoje PD Ramen?“, shkruan Spaho.

Reagimi i Spahos erdhi pasi deputeti i PD-së, Gjin Gjoni, simbol dhe fytyra e korrupsionit të drejtësisë që shembi Vetingu, akuzoi avokaten Alesia Balliu, kandidate për kreun e PD-së, se punon në administratë, një shpifje sa banale aq edhe e stilit komunist.

Ish gjyqtari plepist që hyri në drejtësi ‘pa brekë’ dhe ia mbathi si sheik nga frika e Vetingut, gënjeu duke thënë se kritikja e Berishës (Alesia Balliu) punonte në administratë, në studion e televizionit News 24, ku pjesë e panelit ishte edhe Eda Grimci, e cila gjithashtu akuzoi si lojë e Ramës kritikët e Berishës brenda PD-së.

Alesia Balliu reagoi duke thënë se nuk kishte punuar kurrë në administratë, të cilën Gjin Gjoni e sheh si ‘njollë në biografi’. Por, në administratë, gjatë pushtetit të PS-së, rezulton se ka paunuar zonja Eda Grimci, kryetare e degës së PD. Grimci rezulton se ka paunuar pranë Ministrisë së Mbrojtje, fakt kompromentues sipas standardit të Gjin Gjonit.

Eda Grimci rezuton edhe si financuesja më e madhe e fushatës së Belind Këlliçit në garën për Bashkinë e Tiranës. Zonja Grimci ka kontribuar me rreth 8 mijë euro për fushatën e Belo Këlliçit, i cili humbi me 60 mijë vota përballë Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës, duke vendosur një rekord si disfatisti më i madh i PD-së.

Të ngjashme