Një incident i pazakontë ka ndodhur disa ditë më parë në hollin e Hotel Rogner në Tiranë, ku janë skandalizuar të pranishmit e rastësishëm. Protagoniste të sherrit mësohet se ishin ish miss Shqipëria, Edlira Mema dhe moderatorja Enxhi Nasufi, dikur shoqe të ngushta. Sipas burimeve dhe rrëfimit të disa të pranishmëve, ish missi Edlira Mema ka sulmuar në befasi moderatoren Enxhi Nasufi, të cilën duket se sherret e ndjekin nga pas.

(Edlira Mema)
Nuk dihen arsyet e sherrit. Sipas burimeve, Edlira Mema ka hyrë në Rogner dhe sapo ka parë Enxhi Nasufin e ka sulmur fizikisht. Nga ana e saj, moderatorja është përpjekur të mbrohet. Po sipas burimeve, Nasufi nuk ka bërë denoncim në polici, me sa duket për të evituar ekspozimin mediatik të sherrit me ish missin.

(Enxhi Nasufi)
Disa muaj më parë, Enxhi Nasufi u përplas me moderatoren Neada Muçaj. Pas incidentit televizioni Top Channel largoi nga emisioni i mëngjesit “Wake Up” të dyja moderatoret, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj. Sipas burimeve, raportet mes Enxhit dhe Neadës kanë qenë të tensionuara, aq sa situata degradoi deri në përplasje fizike. Konflikti nuk është ndalur më vetëm te fjalët, por ka degraduar në përleshje mes dy moderatorëve.

(Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj)
Pas sherrit me Muçajn, Nasufi ka pohuar; “Shkova në shtëpi, thashë ‘ka ndodhur kjo, kjo, kjo’, e minimizova këtë gjënë. Ajo [Mamaja] i kishte lexuar të gjitha, nuk bëhet fjalë. Vesha tutat, hoodie-n dhe i thashë ‘po iki në studio’. Nuk ka ndodhur asgjë,’ i thashë unë [mamasë], ‘ti e di që jam shumë kokëfortë, jam shumë e fortë, duhet të punoj dhe gjërat që kam në plan t’i bëj, do vazhdoj t’i bëj dhe nuk ka asnjë njeri dhe asnjë gjë që më ndalon”.
