Ishte dënuar me burgim të përjetshëm për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, ndryshon vendimi për kopshtarin

Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e dënimit për Festim Bexhdilin, i dënuar për zhdukjen e kufomës së Jan Prengës, duke e ulur dënimin nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg.

Sipas vendimit të publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, është ndryshuar masa e dënimit për Bexhdilin, i cili përfundimisht do të vuajë 25 vite burg.

Festim Bexhdili, i njohur si kopshtari i resortit “Golden”, u shpall fajtor për zhdukjen e trupit të Jan Prengës, i cili u rrëmbye mesditën e 17 janarit 2020 dhe nuk u gjet më.

Sipas akuzës së Prokurorisë, Bexhdili shfaqej në pamjet filmike duke përgatitur veglat e punës që do të përdoreshin për zhdukjen e trupit të 49-vjeçarit, baba i katër fëmijëve.

 

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në janar të vitit 2020, kur Jan Prenga u rrëmbye në zonën e Kamzës. Pavarësisht hetimeve dhe operacioneve të zhvilluara për zbardhjen e ngjarjes, trupi i tij nuk është gjetur.

Të ngjashme