Klodiana Lala paralajmëron publikimin e pagesave të Arbër Veliajt për Elvi Fundon e CNA-së

elvi fundo
elvi fundo

Gazetarja Klodiana Lala, e njohur si Zonja Pretenca e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur mbrëmë për hetimet që po zhvillon SPAK për atë që Pretenca e quajti dosja “Veliaj 2”. Lala tha se SPAK po heton aktivitetin e kryebashkiakut në Bashkinë e Tiranës si dhe vëllain e tij Arbër Veliaj me kompaninë e reklamave Gogel. Zonja Pretenca shtoi se ende nuk ka ndonjë konkluzion nga kjo dosje, por ajo paraljmëroi se pritet të shihen rezultate në vijim.

Nëse ka një dosje të tillë siç pretendon Zonja Pretenca, pjesë e saj pritet të jenë të gjitha transaksionet e kompanisë së reklamave Gogel të Arbër Veliajt. Për disa vite, Erion Veliaj, i jepte Elvi Fundos nga 700 euro në muaj, përmes kompanisë së reklamave Gogel, me aksioner Arbër Veliajn, vëllai i kryebashkiakut. Gjatë kohës kur merrte çdo muaj nga 700 euro nga vëllai i Veliajt, Fundo, i njohur si Vesho Mallisti, i lëpihej Veliajt ashtu siç i seriviloset me portalin e tij periferik dhe televizionin dhomë e kuzhinë çdo politikani apo biznesmeni që e paguan.

(Dokumenti nga Tatimet që tregon se Fundo merrte pagesë mujore nga Veliaj)

Ashtu si Ols Dado që i kërkoi leje për pallat dhe leje për shtesë pallati, edhe Fundo i kërkoi Veliajt një leje për pallat në Kopshti Zoologjik, i cili do të ndërtohej nga biznesmeni Ben Rreli, një nga financuesit e Vesho Mallistit. Veliaj refuzoi kërkesën e Fundos pasi në Kopshtin Zoologjik nuk lejohej ndërtimi. “Secili prej analistëve, ka kërkuar diçka në Bashkinë e Tiranës. E di ai çfarë ka kërkuar Ben Reli për atë portalin që nuk jepet leje në Kopshtin Zoologjik“, deklaroi Veliaj në prill 2024.

(Elvi Fundo para dhe pas shkurtimit të njërit vesh me para gjobash)

Pas refuzimit të kërkesës së paligjshme, Elvi Fundo kaloi nga llaporja në akuza me natyrë shpifëse ndaj Veliajt. Nisur nga shpifjet e përditshme përmes portalit CNA, duket se kjo fushatë ndikoi që vëllai i Veliajt të ndërpriste edhe pagesën mujore prej 700 eurosh ndaj Fudos. Pas ndërprerjes së pagesës, Vesho Mallisti intensifikoi sharjet dhe shpifjet ndaj Veliaj, ndërsa u kthye në zëdhënës dhe kronikan i Belo Këlliçit gjatë betejës së tij për Bashkinë e Tiranë, ku humbi me 60 mijë vota përballë Veliajt.

Në pamundësi për t’a rrëzuar Veliajn me votë përmes personazhit qesharak Belo Këlliçi si kandidat në zgjedhje, u operua me skenarin tjetër, me kallëzuesit e rremë Nesti Angoni dhe Nasta Pëllumbi, si një personazh me cen dhe të shantazhueshëm si noteri Ols Dado, i emëruar prokuror pa plotësuar kriteret nga mikesha e tij Ina Rama, më pas u katapultua në SPAK me rekomandim, pikërisht për t’a përdorur si Gomarin e Babatasit, me zëdhënës Vesho Mallistin. Marre nga PRAPASKENA…

Të ngjashme